Lalët, banorët më të hershëm te Myzeqesë,dallohen nga banorët tjerë që kanë zbritur gjat periudhave të ndryshme historike në Myzeqe, kryesisht nga traditat e vjetra që i ruajnë ende si veshja karakteristike dhe takia e bardhë konike prej liri, që është pothuajse unikale në Shiperi, e folura dhe të kenduarit.

Ata dallohen edhe si bujq të apasionuar. Janë popullsi tolerante, mjaft te sjellshem e të zgjuar. Lalët janë një komunitet i madh në Myzeqe që dinë të falin dhe për ta janë të huaja hakmarrja dhe gjakmarrja.

Në gjuhën Shqipe fjala lalë do të thotë vëlla i madh.Në disa vënde kjo fjal nuk ju largua kuptimit të parë. Filloj të përdorej si emertim për të treguar popullsin,që nuk u islamizua. Pervec kësaj fjala lale ka arritur deri në kohët tona si shprehje e një mesazhi besnikërie,që përjeteson dhe nderonë qëndrimin që mbajtën banorët e këtushëm ndaj princit të mesjetës.

Lalët e mzyeqesë që nuk mundën të largoheshin nga vendi ruajtën kulturën e tyre autoktone.ata nuk e njollosën poezinë e tyre me këngët,që impononte pushtuesi Osman.

Në itali mbiemri lala tingellon me origjinë fisnike.Ka gjasa që ky imazh të ketë mbërritur përtej detit prej ndonjë familje Shqipetare të zonës së Myzeqesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds