Rreth orës 13.30 të ditës së sotme një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë dy magazina në hyrje të fshatit Pluk të Lushnjës.
Zjarri është përhapur pasi në këto magazina ndodhen materiale lehtësisht të djegshme të vjetra të depozituara prej vitesh.
Sipas informacioneve të para dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë djegia e mbeturinave në afërsi dhe më tej situata ka agravuar e ndihmuar nga era.
Në vendngjarja kanë mbërritur dy zjarrfikëse të bashkisë Lushnjë dhe një zjarrfikëse e bashkisë Divjakë, për të vënë flakët nën kontroll.
Në zonë për rreth 2 orë u ndërpre energjia elektrike pasi në zonën e zjarrit ndodhet një kabinë elektrike.