Presidenti i PL-së, Ilir Meta në Prokurorinë e Tiranës. Ai po pyetet nga Prokurori Ndini Tavani.

Siç shihet nga pamjet, Meta shfaqet i qeshur, ndërsa në Prokurori ka hyrë i vetëm.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës.

Vizita e tij lidhet me kallëzimin për vjedhjen e serverave në zyrat e PL. Sipas informacioneve, Meta u paraqit në prokurori si person në dijeni.

Pasi doli nga Prokuroria, Meta tha se ishte i shokuar nga gjendja në Prokurorinë e Tiranës, ku sipas tij kishte një mal me dosje.

“Jam shokuar nga gjendja e Prokurorisë së Tiranës, situatë e rëndë, deputetët të vijnë të shikojnë gjendjen”, tha Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds