Gjykata ka dhënë dënimin për 10 të arrestuarit për ngritjen e laboratorit të drogës në Frakull të Fierit, ku lënda sillej nga Kolumbia e fshehur në thasë me pleh kimik. Droga u zbulua në 2022 në banesën e ish-kreut të komunës, Viktor Çervanakut, e pas disa muajsh hetime nga autoritetet tona dhe ato malazeze, u zbulua i gjithë rrjeti i trafikimit të kokainës.
Në këtë grup ishte i përfshirë edhe djali i Viktor Çervenakut, Denilsoni, si dhe e dashura e këtij të fundit.
Gjykata në një proces që u zhvillua me procedurë të shkurtuar dha vendimin për:
Nikolin Gjolena I cili dënohet me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Denilson Çervenaku dënohet me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Viktor Çervenaku dënohet me 10 (dhjetë) vite burgim.
Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra dënohet me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Zenel Çervenaku dënohet me 9 (nëntë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Enxhi Ferhati dënohet me 8 (tetë) vite burgim.
Redion Meshi dënohet me 9 (nente) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Bledar Matoshi dënohet me 8 (tetë) vite burgim.
Marildo Rona dënohet me 8 (tetë) vite burgim.
Julian Malaj, dënohet me 2 (dy) vite burgim, por për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të caktuar, udhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.