Kryetari Bledi Çuçi informoi deputetët për çështjet dhe projektligjet që do të diskutohen në seancën parlamentare, e cila do të shtrihet në dy ditë, të enjten e të premten për shkak të numrit të lartë të akteve.
Në rendin e ditës janë parashikuar gjithashtu dy interpelanca me ministrat Gonxhe e Mete, raportet vjetore të disa institucioneve të pavarura, projektligjet “Për Policinë e Shtetit”; “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, si dhe disa akte të tjera.
Në vijim të mbledhjes Çuçi iu tha deputetëve se propozimet e Grupit të Dialogut për Reformën Zgjedhore janë ende në fazë diskutimi në nivel politik dhe nëse do të ketë dakordësi atëherë këto propozime do t’i paraqiten seancës ditën e premte. Më tej pati diskutime për çështje të tjera komunitare të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.