Kuvendi ka miratuar me 117 vota pro dhe 3 abstenime kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Kështu është miratuar kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për të arrestuar dhe kontrolluar banesën e ish-zv. kryeministrin Ahmetaj, i cili akuzohet për tre vepra penale.
Seanca e posaçme nisi sot në orën 10:00, ku pas rreth një orë diskutimesh, u mbyll me votimin për heqjen e imunitetit të Ahmetaj.
Ky ishte hapi i fundit që i takon Kuvendit të Shqipërisë për këtë procedurë ligjore, teksa tani i hapet rruga SPAK për të vijuar me procesin ligjor për arrestimin e Ahmetaj i cili aktualisht ndodhet jasht Shqipërisë dhe kontrollin e banesës së tij.
Sipas tabulateve të votimeve, rezulton se tre votat abstenim kanë qenë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i PAA-së, Agron Duka dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
I pranishëm sot në kuvend ishte dhe kryeministri Rama i cili ka dhënë votën pro kërkesës së SPAK.