Seanca plenare ka nisur e qetë këtë të enjte, ndërsa përfaqësues të Ambasadës Gjermane, britanike dhe OSBE janë të pranishëm në sallë.

Pas marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit, në rend të ditës sot është përfshirë ngritja e dy komisioneve hetimore, komisionit hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi dhe komisioni për sistemin TIMS.

Deputeti Gazment Bardhi në nisjen e seancës plenare të kësaj të enjteje ka kërkuar shpalljen të pavlefshme votimet e seancës së kaluar plenare.

Sipas tij ishin të pranishëm vetëm 68 deputetë kur duhet të ishin 71.

Kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi të flitej për sistemin zgjedhor dhe Komisionin e Reformës Zgjedhore, të cilit sot i përfundon afati. Por komentit të tij se vendimet nuk mund t’i marrë 1/10 e deputetëve, iu kundërpërgjigj Toni Gogu, që e kritikoi për “matematikën e dobët”. Fjalën e mori edhe Petrit Vasili, duke u shprehur se me mbarimin e Zgjedhores, “mbyllet dhe një merkato dy vjeçare politike”.

Basha vazhdoi të qëndronte në Foltore, duke penguar vijimin e rendit të ditës, ndaj kryeparlamentarja Lindita Nikolla e përjashtoi nga salla dhe seanca u ndërpre për disa minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds