Në muajin e fundit të kalendarit hënor islamik, myslimanët në të gjithë botën festojnë Kurban Bajramin.
Çfarë është Kurban Bajrami
Bajrami arabisht do të thotë festë ose festival është një rast i festuar nga myslimanët gjatë ngjarjeve të rëndësishme. Kurban Bajrami, i njohur gjithashtu si Festa e Flijimit, zhvillohet në muajin e 12-të të kalendarit hënor Islam.
Kurban Bajrami shënon ditën e fundit të pelegrinazhit të shenjtë mysliman vjetor të quajtur Haxh, ku miliona myslimanë drejtohen në vendin e shenjtë Islamik të Mekës.
Cila është historia prapa Kurban Bajramit
Kremtimi shënon sprovën me të cilën u përball Profeti Abraham kur iu tha të flijonte djalin e tij, Ismailin. Është e ngjashme me historitë e besimit krishter dhe hebraik, të cilat besojnë se Abrahami ishte ngarkuar të sakrifikonte djalin e tij tjetër, Isakun. Urdhri u dërgua për të provuar bindjen dhe nënshtrimin e tij ndaj vullnetit të Zotit.
Sipas mësimit islam, Zoti e zëvendësoi Ismailin me një dele para se të ndodhte ngjarja. Për të përkujtuar këtë ndërhyrje, myslimanët do të thernin dele dhe bagëti të tjera të cilat do të ndaheshin midis familjes, miqve dhe atyre më kushte më të vështira.
Si festohet Kurban Bajrami
myslimanët marrin pjesë në pelegrinazh ritual në Mekë e cila mbledhë miliona njerëz nga e gjithë bota
Shpërndarja e mishit të kurbanit mishi i kurbanit ndahet në tri pjesë një pjesë t’u ndahet të varfërve, një pjesë t’u ndahet të afërmve dhe fqinjëve, dhe një pjesë të ndahet për familjen.