Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht mbrëmjen e sotme në ndeshjen e dytë miqësore para nisjes së kampionatit europian.

Kuqezinjtë humbën me rezultatin 1:0 në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit në Suedi.

Kjo është disfata e dytë në tre ditë për të besuarit e Sylvinhos i cili mbrëmjen e sotme preferoi të ndryshonte edhe skemën duke luajtur me formacionin 4-4-3 me Brojën titular që prej fillimit.

Kombëtarja e nisi ndeshjen mirë, me një rast nga Broja i cili shpërtheu në një kundërsulm por u rrëzua brenda zonës së 11-metërshit duke pretenduar penallti që u mohua nga arbitri.

Në minutën 23 Broja shënoi gol por rezultoi offside.

Ndërsa pjesa tjetër e ndeshjes, ishte për t’u harruar pasi pavarësisht disa rasteve shumë të mira, kuqezinjtë nuk arritën të finalizojnë, duke e pësuar në minutën 61.

Në 22 mars, Kombëtarja shqiptare u mposht me rezultatin 3:0 nga Kili në Itali, duke treguar se pavarësisht kualifikimit në europian, ka ende shumë punë për të arritur të konkurrojë në nivele me skuadrat e mëdha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds