Në zonën e Frakullës në Fier ka filluar sezoni i ri i mbjelljes së luleshtrydhes. Kultivuesit ankohen për faturat e pashlyera nga pikat e grumbullimit që operojnë në zonë. Sipas njërit prej kultivuesve më të mëdhenj Nesti Troka, ky është problem i mbartur ndër vite për të gjithë fermerët e zonës. Sipas tij jo vetëm për luleshtrydhen, por për të gjitha kulturat bujqësore, faturat nuk likuidohen duke u shkaktuar vështirësi të mëdha, teksa ka theksuar se duhet të ketë me ligj një afat kohor brenda të cilit pikat e grumbullimit të shlyejnë detyrimet financiare ndaj fermerëve.
Fermeri Troka ka pohuar gjithashtu se pavarësisht ankesave të shumta pranë Ministrisë së Bujqësisë, situata vijon të mbetet e pandryshueshme. Përballë kësaj situate ka apeluar për vëmëndje të shtuar nga ana e institucioneve përgjëgjëse në mënyrë që bujqësia e kësaj zone të mos shkojë drejt falimentimit të plotë.
Kultivuesi Troka ka mbjellë një sipërfaqe prej dy ha me luleshtrydhe ndërkohë që vëtëm në një prej pikave të grumbullimit ka 60 milionë lekë të vjetra pa marrë.