Sipas kultivuesve kjo stituatë bëri që vjelja për një javë të ndërpritët , deri në arritjen e një marrëveshjeje me pikat e grumbullimit që operojnë në zonë, të cilat u dakordësuan që fermerëve tua marrin prodhimin me jo më pak se 50 lekë/ kg.
Po sipas tyre, edhe ky ëmim nuk është i favorshëm përballë kostove të larta të prodhimit, teksa kanë theksuar se nëse do të ketë sërish luhatje të çmimit , prodhimin do ta vjelin dhe do ta lënë të kalbet.
Sezoni i vjeljes ka nisur një muaj më parë në këtë zonë të njohur për kultivimin e prodhimeve në sera, ndërkohë që i gjithë prodhimi shkon për eksport, jo vetëm në tregjet e vendeve të Ballkanit, por dhe atyre te Europës.
Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar , çmimi i shitjes së kastravecit arriti mbi 100 lekë/ kg , duke shënuar një sezon fitimprurës për kultivuesit, ndërsa ky vit duket se do te jetë ndër më të vështirët , teksa i drejtohen për ndihmë Ministrisë se Bujqësisë.