Bashkimi i fermerëve në grupime është e vetmja mënyrë për të dalë nga vështirësitë e shumta me të cilat po përballet sektori jetik i bujqësisë. Kështu janë shprehur kultivuesit e luleshtrydhes në Kafaraj , të cilët  prej një viti , janë bashkuar në një grupim prej 17 fermerësh , duke mundësuar bashkimin e 13 hektarëve të mbjellë me këtë kulturë.

Ata kanë pohuar se bashkimi në kooperativë jo vetëm i favorizon per të përfituar subvencione nga shteti por edhe për të rritur standartin e sigurisë ushqimore dhe pashmangshmërisht gjetjen e tregut vendas e të huaj.

E pavarësisht se bashkimin në grupime e shohin si dritë jeshile , fermerët pohojnë se skepticizmi në realizimin  e kësaj skeme e ka bërë një iniciativë të vonuar  gje që i ka penalizuar së tepërmi vecanërisht fermerët e vegjël. Një prej kultivuesve më të mëdhenj të luleshtrydhes në sera në këtë zonë ka pohuar se në vitin 2018  u bë një përpjekje për të krijuar një grupim të tillë , por dështoi shpejt, teksa ka theksuar se në kushtet aktuale , kjo është mënyra e vetme për të nxjerë nga pragfalimentimi shume fermerë të vegjël. Ndërkohë kultivuesit e luleshtrydhes  teksa kanë vlerësuar obiektivin e qeverisë për nxitjen e kooperimit të fermerëve duke iu dhënë përparësi edhe në skemën e re kombëtare të bujqësisë dhe blegtorisë kanë kërkuar dhe përmirësime ligjore për mirëfunksionimin e këtyre grupimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds