Bashkia Lushnjë për 2 javë përfundon investimin për varrezat e reja, thotë Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa.  Plani fillestar ishte për shtrirjen e tyre në 10 hektarë, por  janë sistemuar vetëm 2 hektarë tokë për shkak të situatës emergjente, pasi hapësira në varrezën aktuale të qytetit ishte ezauruar.

Ndërkohë në varrezat e vjetra do të vazhdojë të kryhet shërbimi i mirëmbajtjes dhe do të bëhet rrethimi me mur dhe gjelbërim të lartë pasi liqeni i Ksharit do të bëhet atraksion turistik.

Gjithashtu Kryetarja Sefa sqaron banorët e fshatit Allprenaj të cilët kanë kundërshtuar ngritjen e varrezave afër zonave të banuara, se  varrezat nuk do të kontaminojnë ujërat e bardha.

Punimet për ndërtimin e  varrezave të reja kanë filluar më 18 shtator 2023.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds