Në një deklaratë për mediat, Kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Fier, Eriselda Zotaj Celaj, ka denoncuar shkarkimin e nënkryetarit të Keshillit Bashkiak Endri Jaupaj , për shkak të oponencës kundër vendimmarrjes së këshilltarëve të majtë në kurriz të qytetarëve si dhe mungesën e transparencës duke mos u lejuar prania e mediave. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak u miratua  aktstatuti i themelimit të shoqërisë aksionere që bën pronare të inceneratorit gjashtë bashkitë e qarkut Fier.

Depozitimi i tonelatave të mbetjeve të bashkive të qarkut në landfillin e Fierit nuk sjell gjë tjetër vecse një mal plehrash të patrajtuara në zonën e njësisë administrative Mbrostar Ura dhe një rrezik mjedisor ka pohuar Celaj. Ajo thekson se Partia Demokratike do të vazhdojë të kërkojë transparencë të plotë për taksat e qytetarëve duke dënuar ashpër edhe paktin e heshtur PS – Rithemelim në mbledhjet e Këshillit Bashkiak .

Ndërkohë Kreu i grupit të PD Rithemelimit , Ilia Fili , ka pohuar se Jaupaj është shkarkuar me votat e Partisë Socialiste. Krijimi i Agjensisë së inceneratorit dhe statuti i saj, është miratuar me 31 vota nga 41 që ka në total këshilli duke patur kundër votat e PL, PD e Bashës dhe PD e Rithemelimit ndërkohë që këshilltarët e PSD nuk morën pjesë, pasi kanë kohë që bojkotojnë mbledhjet e Këshillit Bashkiak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds