Kryetari i Partisë Demokratike Dega Lushnjë është një nga ish të përsekutuarit politikë të Gjazës. Është privilegj të përfaqësoj demokratët e Lushnjës në këtë ceremoni, tha Kryetari i Partisë Demokratike Lushnjë Eduart Sharka.

Gjithashtu ai komentoi edhe pjesëmarrjen e Kryetares së Bashkisë Eriselda Sefa në këtë aktivitet në nder të Hirësisë Mikel Koliqit. Nuk jam dakord, sepse ajo është një përfaqësuese e Partisë Socialiste, e cila i vrau dhe sot po u vendos kurora. Nuk na është kërkuar një falje publike, tha Zoti Sharka.

Gjithashtu një ish i përndjekur politik zoti Dine Dine i ardhur posaçërisht nga Amerika për këtë ceremoni, foli me shumë emocion për vuajtjet së bashku me Kardinal Koliqin të cilin e quajti mësuesi i tij gjatë diktaturës komuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds