Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë në burgun e Fierit për të zhvilluar një takim me ish-deputetin e burgosur në këtë institucion, Ervin Salianji.

Ai shoqerohej nga Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i  PD  – së dhe ka qendruar mbi 1  orë  në  takim me Ervin Salianjin. Në dalje të tij Berisha i është  përgjigjur interesit të gazetarëve.

Sipas Berishes, Deputeti demokrat prej muajit shtator po qëndron në burgun e Fierit, pasi gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 1 vit burg ndaj tij për kallëzim të rremë në lidhje me dosjen “Babalja”.Martir i vertete i fjales se lire.,   duke denoncuar klanin e Geron Xhafes,  njeriun me tre mbiemra.

Ndërkohë Berisha i dhuroi i dy  libra  Salianjit, te Odrio Obert dhe nje te Franc Kafkes.

Më herët, ish-deputeti Salianji është vizituar dhe nga zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds