Sot ishte dita e fundit e panairit kombëtarë “Bujqësia 2023”. Gjatë tre ditëve shesi përpara bashkisë së Lushnjës manifestoi eksperiencën më të mirë të fermerëve tanë dhe përvoja ndërkombëtare e cila u prezantua nga specialitë të ardhur nga vende të ndryshme të Europës. Në panair paraqitën produktet e tyre kompanitë Lider në tregun Shqiptarë. Fermerët që ekspozuan produktet e tyre njëherësh shkëmbyen eksperiencat e tyre me specialistët e huaj në lidhje me rritjen e rendimentit në kulturat bujqësore dhe për një treg të hapur Europian ku përzgjidhen mallrat më cilësore me vlerat më të mira për shëndetin. Sot në ditën e tretë dhe të fundit panairin e vizitoi dhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar dhe nga kryetarja e bashkisë zonja Eriselda Sefa. Ata takuan me specialistë dhe biznesmenë të vendit dhe të huaj. Panairi edhe sot kishte një numër vizituesish më të lartë se ditët e tjera për faktin sepse një pjesë e bizneseve dhe banorëve, lajmin për hapjen e panairit e kanë dëgjuar nëpërmjet Televizionit 4 Plus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds