Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e djeshme në Lushnjë, ku së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sporteve Ogerta Manastirliu dhe Kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa u ndal për të vizituar mjediset e reja të shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” .

Kjo shkollë tashmë e rikonstruktuar ofron kushte optimale me kapacitete të shtuara, bibliotekë, laboratorë të rinj e terrene sportive moderne për nxënësit e saj, njëkohësisht është shkolla më e madhe e ciklit fillor në qytetin tonë me mbi 600 nxënës .

“Shkolla “Skënder Libohova” e rikonstruktuar që ka një kapacitet mbi 600 nxënës, dhe ku falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Lushnje tashmë është në kushtet më të mira dhe me standardet më të larta, klasa të shtuara.” – u shpreh Ministrja Manastirliu, teksa shtoi se synimi është që shkolla të kthehet në një qendër komunitare.

Ndërsa Kryetarja e Bashkisë  zonja Sefa tha se me shtesën e re të godinës është eleminuar edhe mësimi me turne.

“Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1960, ndërkohë që në këto vite kishte marrë vetën një lyerje dhe asgjë lloj rikonstruksioni. Duke qenë shkolla më e madhe e ciklit fillor, mësimin e zhvillonte pasdite, duke qenë se nuk i përmbushte kapacitetet si godinë. Ne me projektin e ri kemi bërë një shtesë të godinës nga 200 metër katrorë për secilin kat dhe në total shkon 851 metër katrorë për secilin kat të kësaj shkolle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds