Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkroi në Facebook se vendimi i djeshëm erdhi pas dy vitesh e gjysmë punë sistematike, institucionale dhe politike.
Kurti ka thënë se hapi i parë ishte mbledhja e ambasadorëve në KiE më 24 prill 2023, hapi i dytë ishte dje, ndërsa hapi i tretë do të jetë më 18 prill.
Kryeministri Kurti ka shtuar se hapi i fundit është në maj në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare.
“Hapi i parë i suksesit publik ishte mbledhja e ambasadorëve në Këshillin e Evropës më 24 prill 2023, hapi i dytë ishte dje në mbledhjen e Komitetit për Çështje Politike, hapi i tretë do të jetë Asambleja Parlamentare më 18 prill 2024 dhe i fundit ai i anëtarësimit një muaj më pas, në maj, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare.” Kurti ka thënë se kjo është një arritje e madhe për popullin dhe shtetin e Kosovës dhe mundësi e re për qytetarët pa dallim.
“E arritur e madhe për popullin dhe shtetin tonë, mundësi e re për qytetarët e Kosovës pa dallim. Vlerat themeltare të Këshillit të Evropës, pra demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut, i vijnë e i rrinë natyrshëm qeverisjes sonë të mirë e progresiste.”