Kreu i qeverisë tha se në tryezën me përfaqësuesit e biznesit fason e paralajmëruar para disa ditësh në hapjen e “Shtëpisë së Biznesit”, u diskutua mbi nevojat për transfomimin e mëtejshëm të sektorit, do të merren masa mbështetëse për kapërcimin e sfidave të zhvillimit, investime në teknologji dhe inovacion.
Ai theksoi se qeveria do të rrisë angazhimin për të mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”.
“Në “Shtëpinë e Biznesit” me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë me material porositësi (fason), për sektorin fason,që aktualisht po kalon vështirësi si pasojë e kursit të këmbimit, Rama tha se sipas tij fabrikat duhet të adaptohen me tregun dhe të rrisin pagat, duke përjashtuar mundësinë e mbështetjes nga buxheti i shtetit.