Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryetarët e bashkive për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale.

Ai ka njoftuar se Bashkitë do të jenë pjesë e procesit të legalizimit, duke shtuar se pushteti vendor do të kryejë edhe procesin monitorues në Kadastër, puna e së cilës lë për të dëshiruar.

Sinkron rama

Zoti Rama më pas tha se ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar,  Kosova nuk na ka braktisur, pasi 1.7 milionë qytetarë nga Kosova kanë ardhur në Shqipëri. Sipas kreut të qeverisë, fluksi i turistëve është rritur me 86 përqind.

Gjithashtu, Rama kishte një mesazh edhe për operatorët turistikë të hoteleve, duke thënë se duhet të shqyrtojnë çmimet në hotele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds