Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro vendosi të japë dorëheqjen, ndërsa ndodhet në qelitë e paraburgimit, nën akuzë nga SPAK për tjetërsim pronash.
Në letrën e dorëheqjes drejtuar Këshillit Bashkiak Himarë, ai shprehet se bashkia që ai drejtonte është kthyer në mollën e një konflikti politik absurd.
Ndërsa thekson se do të donte një largim ndryshe nga posti dhe jo me një letër nga qelia paraburgimit po jeta, ai shprehet se po dorëhiqet me kokën lart dhe zemrën plot.
Goro i quan absurde akuzat ndaj tij, ndërsa thekson se nuk ka asnjë lidhje me falsifikim dokumentesh dhe se do të duhet të përballet para gjykatës me faktet e tij.
Kujtojmë se Goro u la në burg një ditë më parë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion pas arrestimit më 23 mars.
Mbi të rëndon vepra penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.