Një prej yjeve të Kombëtares, Kristjan Asllani është nderuar me titullin “Shqiponja e Artë” nga kryetarja e Komunës së Butit në Piza, Arianna Buti.
Dhjetëra miq, fansa dhe mbështetës po e prisnin Asllanin në sheshin Garibaldi dhe kanë marrë autografe dhe bërë foto.
Medalja “Shqiponja e Artë”, është çmimi më i lartë për njerëzit që dallohen në art, sport e kulturë dhe angazhim qytetar për të mirën e bashkisë dhe të qytetarëve.
Futbollisti ka lindur në Elbasan 22 vite më parë, por është rritur në Buti, pjesë e provincës së Pizës.
“Kristjan Asllani është një kampion që ka mbetur gjithmonë djali modest, i disponueshëm dhe i thjeshtë si të gjithë bashkëmoshatarët e tij të rritur në qytete të vogla provinciale. Kristjani është lindur në Shqipëri, në Elbasan, 22 vjet më parë, por është rritur në një qytet të vogël në provincën e Pizës pikërisht në Buti.
Është qyteza e Butit që mbrëmë ka festuar djalin dhe kampionin e saj, pikërisht në Sheshin Garibaldi, i mbushur plot me miq, fansa dhe shikues që e duan sportin e pastër dhe elegant që përfaqëson Kristjan Asllani. Kryetari i Komunës së Butit Arianna Buti, i dhuroi mbrëmjen e djeshme medaljen “Shqiponja e Artë”, çmimi më i lartë për njerëzit që dallohen në art, sport e kulturë dhe angazhim qytetar për të mirën e bashkisë dhe të qytetarëve. Një çmim i merituar, sepse Asllani është vërtet një djalë për medalje ari, i cili doli edhe kampion futbolli, duke u argëtuar gjithmonë dhe duke dhuruar emocione!
Mbrëmja e djeshme ishte një demonstrim i dashurisë së shumë qytetarëve të Butit dhe të gjithë krahinës së Pizës dhe Empolit që kishin ardhur për ta përshëndetur Kristjanin, për ta përqafuar dhe për të bërë një foto ose për të marrë një autograf, gjë që Asllani i priti të gjithë me durim dhe gatishmëri për gati dy orë, duke iu kthyer gjithmonë gjithë këtë dashuri me një buzëqeshje dhe respekt reciprok”.