Kryeministri Edi Rama mbërriti ditën e djeshme në Paris, në kuadër të një vizite dy ditore me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron.

Gjatë vizitës pritet që kreu i qeverisë shqiptare të zhvillojë një sërë takimesh të përqëndruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Kryeministri ndodhet në Parsi për një vizitë dyditore me ftesë të presidentit frances Emmanuel Macron. Në orën 8:30 Rama ka zhvilluar një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e z. Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjoze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit.

Kryeministri Rama ka publikuar një video nga ky mëngjes në Paris dhe shkruan: Mëngjesi në Paris me Unionin e Sipërmarrësve të Francës.

Në orën 12:30 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e më pas në orën 13.00, Kryeministri Rama do të mbërrijë në Pallatin Elysee, ku do të mikpritet nga Presidenti francez Emmanuel Macron, ku do mbajnë një deklaratë për shtyp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds