Workers hoist EU flags up in front of EU headquarters in Brussels on Friday May 27, 2005. The EU will be watching closely on Sunday a referendum in France on the EU Constitution. A "no" vote would make France the first country to reject the landmark treaty, a result that could throw Europe's forward momentum into disarray, especially if the Dutch follow the French lead in their referendum three days later. (AP Photo/Virginia Mayo)

Gjatë tre javëve fushatë elektorale në Kosovë, partitë politikë janë gjobitur 88 herë në vlerë prej 433 mijë e 900 eurove. Shkeljet e evidentuara nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa lidhen kryesisht për shkak të shkeljes së Kodit Etik për Subjektet Politike.

 Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti i cili ka shumën më të lartë të gjobave nga të gjitha partitë e certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Kjo parti mori 21 gjoba nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa në vlerë totale prej 112 mijë e 500 eurove.

 Pothuajse, të gjitha këto gjoba ndaj LDK-së erdhën pas ankesave të Lëvizjes Vetëvendosje. Partia në pushtet ka numrin më të madh të gjobave nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa. Vetëvendosje ka gjithsej 22 raste, por në shumë më të ulët se LDK-ja. Deri më 31 janar Vetëvendosja në total ka 101 mijë e 500 euro dënime.

Ankesat për partinë në pushtet u bënë nga PDK-ja, LDK-ja dhe koalicioni AAK-Nisma. Vetëvendosja është gjobitur edhe për pengim të gazetarëve dhe sepse gjatë fushatës zgjedhore në tubimin e tyre kanë përfshirë edhe fëmijë. Partia politike, e treta në radhë për nga rastet dhe shuma e gjobave është PDK-ja.

 Ndaj subjektit politik më të madh opozitar, PZAP-i mori vendime të gjobitjes në 19 raste në vlerë prej 97 mijë eurove. 19 gjobat ndaj PDK-së, sipas PZAP-it janë bërë për shkak të shkeljes së Etik për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe kandidatët. Nga gjobat nuk ka shpëtuar edhe Koalicioni AAK-Nisma e dënuar në 8 raste dhe Lista Serbe në tre raste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds