Qeveria e Kosovës shpalli 11 korrikun, ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebenicë të Bosnjë dhe Hercegovinë. Mbledhja e qeverisë ‘Kurti’ u çel me një minutë heshtje në kujtim të më shumë se 8 mijë e 300 boshnjakëve që mbetën viktimë, korrikun e vitit 1995.

Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti u shpreh se ky është një veprim fisnik dhe i duhur që të mos harrohet asnjëherë gjenocidi në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Është veprim…i universales sonë njerëzore dhe i dëshirës sonë për paqe, që të mos harrohet e të mos përsëritet më gjenocidi, as në Bosnje, e as në Kosovë dhe askund tjetër në rajonin tonë dhe në botë.”

Në vitin 2021, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje e Hercegovinë. Në maj të këtij viti, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds