Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, kanë vendosur gur-themelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë.
Kryeministri Kurti e njoftoi projektin pwrmes njw njoftimi nw rrjetin e tij FaceBook, ndwrsa shkroi ‘Në objektin e ri, që presim të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë policia kufitare’. Projekti për këtë nënstacion kap vlerën e rreth 700.000 eurove.
Kurti tha se javën e kaluar është vendosur edhe një gurthemel për stacionin e policisë mbi urën e lumit Bistrica, e cila ndodhet në rrugën kryesore që çon në kalimin kufitar të Jarinjës.
Në këtë pikë ndodhen pjesëtarë të njësive speciale dhe të rregullta të Policis se Kosovës.
Sakaq, më 23 nëntor, u vendos gurthemelit për ndërtimin e stacionit në Bistricë.
Përfaqësuesit e komunitetit serb kundërshtojnë ndërtimin e stacioneve policore ose bazave policore, me arsyetimin se ata janë të ekspozuar ndaj “presioneve dhe diskriminimit” nga ana e Policisë.