Marrëveshja e Grantit për Zhvillim është nënshkruar nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler. Presidentja Osmani ka thënë se fondet do të kontribuojnë në plotësimin e objektivave zhvillimore të Kosovës.

“Kjo marrëveshje është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Osmani është shprehur se marrëveshja do të kontribuojë edhe në reduktimin e korrupsionit dhe rritjen e efikasitetit të reagimit ndaj nevojave të qytetarëve. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë në konferencën e përbashkët me presidenten Osmani se marrëveshja e konfirmon partneritetin afatgjatë të SHBA-së me popullin e Kosovës.

Hovenier e ka përmendur se prej vitit 1999 SHBA-ja i ka investuar më shumë se 2 miliardë dollarë në Kosovë, “për t’i çuar përpara interesat e përbashkëta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *