Sot në orën 12:00 u zhvillua mbledhja për Konstituimin e Këshillit të Bashkisë Lushnjë.
Në mbledhje ishin të ftuar edhe deputetët si dhe prefekti i qarkut të Fierit
Siç ka bërë të ditur televizioni 4 plus, në votimet e 14 majit u futën në garë 12 subjekte politike nga të cilat fituan të drejtën të përfaqësohen në këshill 8 subjekte.
Këshilli i ri bashkiak i Lushnjës do të përbëhet nga 41 anëtarë.
Nga forcat politike që garuan fituan të drejtën për t’u përfaqësuar në këshill: Partia Socialiste me 24 mandate, koalicioni “Bashkë fitojmë” 7 mandate, Partia Demokratike 4 mandate, Partia Socialdemokrate 2 mandate, Partia Republikane 1 mandat, Partia Agrare Ambientaliste 1 mandat, Partia e Legalitetit 1 mandat, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet 1 mandat.
Pra, ndërkohë që numri i këshilltarëve të votuar në zgjedhjet e 14 majit është 41 vetë, në mbledhjen e sotme, mbledhja e parë të konstituimit të këshillit bashkiak, ishin prezent 40 anëtarë të këshillit.
Komisioni Mandateve, pasi verifikoi gjithë dokumentacionin ligjor të çdo këshilltari, i pajisi ata me mandatin përkatës të këshilltarit dhe më pas e mori fjalën kryetarja e komisionit të mandateve Albana Haxhiu.
Në emër të këshilltarëve të Partisë Socialiste e mori fjalën Ergest Krakulli i cili propozoi për kryetar të këshillit z, Erjet Dhima.
Nuk pati propozime alternative nga opozita
Votimi u bë i fshehtë dhe pas numërimit të votive rezultoi se:
Nga 40 këshilltarët e pranishëm, votuan 39, mungoi 1.
30 votuan pro zgjedhjes së Erjet Dhimës në drejtimin e Këshillit, 6 votuan kundër, 2 vetë abstenuan ndërkohë që 1 fletëvotimi doli e pavlefshme.
Pas numërimit të votave z. Erjet Dhima zuri vendin e kreut të këshillit dhe foli përpara këshilltarëve:
Në këtë mbledhje u zgjodhën edhe zv. kryetarët e këshillit: Merjeme Dërvishi dhe Kozeta Guçi
Pastaj u bë betimi i kryetares së bashkisë znj. Eriselda Sefa.