Është konstituuar sot Keshilli i Qarkut Fier , i cili perbehet nga 31 anetare , 8 bashkia Fier, 7 Lushnja, 4 Patosi , 4 Rroskoveci, 4 Mallakastra dhe 4 Divjaka. Nepermjet votimit te fshehte keshilli zgjodhi kryetaren e re te Keshillit te Qarkut Fier, Evis Sema e cila u votua me shumice absolute te votave.
Sema rizgjidhet ne krye te ketij institucioni pasi e drejtoi ate per 4 vite, nderkohe qe nenkryetar u zgjodh Ergest Krakulli. I pranishem ishte dhe drejtuesi politik i qarkut, Taulant Balla, deputete, e kryebashkiake te Qarkut.