Në shkollën jopublike “ Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”, në kuadër të aktiviteteve artistike për muajin Nëntor, nxënësit e klasës së 5-të drejtuar nga mësuesja e tyre Hedije Hoxha zhvilluan një konkurs me recitime me rastin e festave të Nëntorit.
Recituesit e vegjël interpretuan me emocion vjershat patriotike të shkrimtarëve tanë kushtuar atdheut.
Shokët e klasës përshëndetën konkuruesit me këngë patriotike.
Në fund mësuesja e letërsisë Elsa Baka ndau cmimet e përzgjedhura nga juria për nxënësit që recituan më bukur.