Ka nisur seanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese për konfiskimeve të pronave me VKM. Ndërkohë që më herët çështja është shtyrë nga anëtarët e Kushtetueses për çështjen e firmave të 2 deputetëve të cilët sot nuk janë me deputete, pasi kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa firmat u zëvendësuan me 3 firma të tjera.

Gjatë seancës avokati i deputetëve demokratë i kërkoi Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e VKM-së si të papërputhshëm me ligjin themeltar të shtetit.

“Në tërësi cenohet parimi i hierarkisë së normave, cenohet parimi i barazisë para ligjit, cenohet e drejta e pronësisë dhe e drejta për një proces të rregullt gjyqësor kërkojmë shfuqizimin e vendimit “për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik për objektet e ndërtuara pa leje si të papërputhshëm me Kushtetutën e Shqipërisë”, tha Logu gjatë seancës.

Në seancën e datës 26 prill, Gjykata kërkoi shtyrën e seancës, pasi i kërkoi 28 deputetëve të autorizonin me firmë avokatin që do i përfaqësonte në seancë. Gazment Bardhi e cilësoi këtë një akt të paprecedente, pasi në historinë 32-vjeçare, ka mjaftuar për autorizim vetëm firma e Kryetarit të Grupit Parlamentar.

Sot 29 deputetet e PD kanë autorizuar avokatin Marash Logun për t’i përfaqësuar në seancë, autorizim që është pranuar nga anëtarët e Kushtetueses. Po ashtu deputetet kanë autorizuar edhe Gazment Bardhin dhe Dhurata Çupin, si përfaqësues të tyre në seancë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *