Është konfirmuar një vatër e infektuar nga gripi i shpendëve në Lagunën e Karavastasë. Sipas shërbimit veterinar të Qarkut Fier, zotit Dismond Hoxha, pas konfirmimit dhe verifikimit në terren ku janë gjetur disa shpendë të ngordhur pas analizave kanë rezultuar të prekur nga gripi i shpendëve.
Janë ngritur disa grupe pune të cilat fillimisht kanë kryer spërkatjen e zonës ku janë gjetur shpendët e ngordhur, është shpallur karantinë 3 km nga epiqendra ku ka rënë ky virus dhe po monitorohet situata në terren.
Grupet e punës në përbërje të të cilëve ka veterinerë, punonjës të administratës së zonave të mbrojtura si dhe përfaqësues të pushtetit vendor janë në terren për të vrojtuar nga afër situatën. Përveç lagunës me shpendët e egër po monitorohen dhe oborret familjare për shpendët shtëpiakë.