Koncerti instrumental i ansamblit të teatrit “ Massimo Bellini “ të Katanjës, ka celur siparin e aktiviteteve kulturore të shtatorit, muajit të “Trashegimisë kulturore”, duke dhuruar çaste magjike dhe interpretuar muzikë të kompozitorëve të njohur italianë me famë boterëre, kolona zanore të filmave italianë.
Koncerti i tyre u zhvillua në ambientet antike të Parkut Arkeologjik të Apolonisë edhe për nder të ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës .
Iva Palmieri, Konsullja e Përgjithshme e Italisë në Vlorë e pranishme në këtë aktivitet , mes emocionesh pohoi se e ka pritur dhe kerkuar nje vend si ky, se është momenti i duhur në kohën e duhur që përkon edhe me ditën e shënjtërimit të Nënë Terezës. Kam qënë disa herë ketu dhe kjo është arsyeja pse jam rikthyer sonte në këtë koncert. Një vend i mrekullueshëm .
E pyetur nëse ka lidhje me arbëreshët, duke parë që fliste me admirim për Shqiperine dhe Apoloninë në veçanti , ajo është përgjigjur se nuk di të ketë lidhje me arbëreshët, por ketu ndihet si në shtëpinë e saj.
Konsullja Palmieri, ka pohuar gjithashtu se këtë vit ka patur shumë vizitorë turistë në Shqipëri nga Italia, vecanerisht në Jugun e Shqipërisë dhe kjo per faktin se ka patur një publicitet të mirë në Itali për turizmin shqiptar.
Nga ana e tij Giovanni Cultera , përgjegjës i Teatrit “Massimo Belini “ në Katanja ka pohuar se orkestra dhe artistët italianë do të luajnë pjesë muzikore të kolonave zanore të filmave me famë botërore dhe kompozitorëve të njohur si Ennio Morricone, Nicola Piovani, Stelvio Cipriani, Riz Ortolani etj.
Drejtoresha e Parkut Arkeologjik te Apolonisë, Ornela Durmishaj , ka pohuar se muaji shtator që është edhe muaji i “Trashëgimnisë Kulturore”, ngre siparin në Apoloni me artistët italianë dhe do të vijojë me aktivitete të tjera kulturore deri në mbyllje të tij.
Ky aktivitet celi turin tre ditor të këtij ansambli që mbyllet në datën 5 shtator, në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.