Në kuadër të Pranverës Frankofone shkolla “Skënder Libohova ” organizoi ditën e djeshme një koncert në gjuhën frënge. Aktiviteti u zhivillua në sallën e koncerteve të qendrës së artit , “Vaçe Zela “. Ky projekt u ideua dhe realizua nga mësuesja e gjuhës frënge Brunilda Arapi , në bashkëpunim me mësuesen e muzikës, qendrën kulturore të fëmijëve Lushnjë, me mbështetjen e drejtorisë së shkollës. Nxënësit të cilët kënduan këngë dhe recituan në frëngjisht u duartrokitën nga bashkëmoshatarët, mësuesit dhe prindërit e pranishëm në sallë.
Nuk munguan në këtë koncert edhe kërcimet me motive popullore të vallatarëve të vegjël të qendrës kulturore të fëmijëve.
Mësuesja Brunilda Arapi foli për mikrofonin e televizionit 4 plus rreth këtij dhe projekti, dhe falenderoi ata që e ndihmuan për realizimin me sukses të aktivitetit.