Ditën e djeshme, me rastin e 1 Qershorit, festës së fëmijëve, Qendra Kulturore e Fëmijëvë të qytetit në bashkëpunim me grupe të profilizuara të këngtarëve e  valltarëve të njohur të bashkise, shfaqën  për shikuesit një aktivitet të larmishëm kulturor e artistik me këngë dhe valle popullore e  bashkëkohore.

Interpretuesit e vegjël të përgatitur më së miri nga instruktorët e  institucioneve gjatë gjithë aktivitetit shfaqën talentin e tyre dhe  tërhoqën vëmendjen e shikuesve të motivuar edhe  nga duartrokitjet e të pranishmëve.

Kohët e fundit qytetarët kanë qënë pjesë e kënaqësisë së përbashkët  që sjellin veprimtaritë e fëmijëve të cilët janë  bukuria, e ardhmja dhe shpresa e  gjallërimit të jetës kulturore e artistike të qytetit.

E veçanta e  programit artistik të këtij  1 qershori ishte, sepse ndryshe nga vitet e kaluara, ditën e djeshme, u dha 2 herë shfaqja për publikun, paradite dhe mbasdite.

Veprimtaria argëtuese u ndoq me interes të vacant nga bashkëmoshatarët, por dhe mjaft qytetarë e të afërm të kërcimtarëve e  këngëtarëve të vegjël.

Ishte  mjaft inkurajuese puna zinxhir që bëhet me talente e të gjitha moshave në aftësitë më të spikatura të tyre, sepse  kishte talente të vegjël që nga mosha 4-5 vjec e deri në 13-14 vjec të cilët  interpretuan mjaft bukur për shikuesit.

E pranishme në këtë aktivitet me vlera kulturore e artistike ishte edhe  kryetarja e bashkisë zonja Eriselda Sefa e cila  vazhdimisht u ka qëndruar pranë,i  ka mbështetut dhe inkurajuar grupet artistike të qytetit dhe cdo veprimtari tjetër në dobi të shlodhjes  së kulturuar dhe argëtimit të qytetarëve të të gjitha moshave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds