Klinika Igea tashmë prej 4 vjetësh në Lushnjë, sot në shenjë falenderimi ndaj qytetarëve të cilët shëndetin e tyre ia kanë besuar stafit të igeas, hapi dyert në një opendei në shërbim të qytetarëve deri në orën 19:00.
U krye per qytetarët cekapi falas dhe vizitat për disa specialitete.
Në mjediset e klinikës sot kishte mjaft qytetarë për vizita dhe kryesisht për cekapin.
Në klinikën igea u mundësua një paketë falas e analizave për qytetarët si dhe u realizuan konsulta me mjekët specialistë.
Për përcaktimin e saktë të diagnozës mjekët organizojnë konsulta të nivelit bashkëpunues me qëllim që të përcaktojnë saktë diagnozën e sëmundjes së pacientit.
Kryerja e vizitave falas ditën e sotme ka qëllim sensibilizimi për t’i edukuar më shumë qytetarët në aspektin shëndetësor.
Vizita falas po kryhen edhe nga mjekët kardiolog, pneumolog dhe mjekët e laboratorit.
Në intervistën e saj për televizionin 4 plus mjekja Julinda Ferracaku u bën thirrje qytetarëve që të afrohen pranë klinikës igea, sepse ajo do të jetë e hapur deri në orën 19:00.