Pas provimeve të maturës shtetërore,sot kanë nisur të testohen nxënësit e klasave të nënta.
Janë gjithsej 29.881 nxënës që iu nënshtruan sot provimit të gjuhës shqipe.
Nga biseda e gazetarit tonë me disa nxënës, jashtë kamerës ata u shprehën se pyetjet e testit ishin të nivelit mesatar dhe të realizueshme brenda afatit të përcaktuar në rregullore.
Ashtu sikurse matura, sërish edhe teza e provimit te gjuhës së klasës së 9 u publikua pak minuta pas nisjes se provoimit në rrjetet sociale.
Ndërkohë, provimi i radhës i klasës së 9 do të jetë ai i matematikës në 23 qershor.
Ndërsa në 26 qershor, do të zhvillohet testi i gjuhës së huaj.
Nga informacioni që morëm nga Zyra Arsimore del se provimi është zhvilluar konformë urdhëresës së ministrisë dhe pa ndonjë shqetësim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds