Nxënësit e klasave të nënta të arsimit të mesëm të ultë zhvilluan sot provimin e fundit, atë të lëndës së gjuhës së huaj.

Provimi u zhvillua  me shkrim, testin e të cilit e kishte përgatitur nën kujdesin e vet Drejtoria përkatëse e Ministrisë së Arsimit.

Testi kishte pyetje që lidheshin me aftësitë krijuese të nxënësve,  me përkthimin dhe analizën gjuhësore.

Pyetjet që provonin aftësitë krijuese dhe përkthimi i pjesës së rekomanduar vlerësohen më tepër në raport me pyetjet e tjera.

Testi  gjuhës së huaj, anglisht, i përmbahej udhëzimit të ministrisë që të jetë i një shkalle të tillë që t’i përgjigjet tri niveleve të nxënësve: atyre me nivel të ultë, të mesëm dhe të lartë.

Nxënësit e prononcuar, jashtë kamerës se tv4+, janë shprehur se testi ishte i nivelit mesatar dhe kush kishte mësuar sistematikisht gjatë vitit, nuk e kishte problem përfundimin e testit brenda kohës së caktuar.

Nxënësit e klasave të nënta janë grupuar për zhvillimin e provimit në një shkollë të zonës.

Provimi duhet të përfundonte brenda 2 orë e 30 minuta dhe në përgjithësi nxënësit e përfunduan provimin brenda kësaj kohe.

Ashtu si dhe në provimet e mëparshme shmanget vlerësimi subjektiv, sepse cdo nxënës ka kodin sekret të tij dhe kështu del realisht niveli i përgatitjes së secilit nxënës.

Korrigjimet e provimeve me shkrim të gjuhës së huaj bëhen nga një grup specialistësh në rang bashkie dhe përgjigjet e përfundimtare u jepen drejtorive të shkollave brenda dy javësh.

Si edhe provimet e kaluara, gjuha e huaj u monitorua nga të dërguarit e drejtorisë rajonale të arsimit parauniversitar.

Të pyetur nga televizioni, 4 plus Zyra arsimore thotë se gjatë zhvillimit i provimit nuk ka patur asnjë problem, shqetësues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *