Klasat e 10-ta të shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” organizuan projektin ndërlëndor “ Të ushqejmë mendjen, për t’u ushqyer shëndetshëm”. Nxënësit me mësuesit kujdestar Elvana Trungut dhe Klevis Gjonit bënë kërkime për ushqyerjen, pasi ndikon në shëndetin tonë. Një mendje e shëndetshme në një trup të shëndetshëm është mesazhi i këtij projekti ku përfshihen disa nga lëndët mësimore.

Një vështrim në histori i ndihmoi nxënësit që të arrinin në përfundimin që ushqimi dhe sëmundjet janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Gjithashtu ushqimet e shpejta nuk janë të mira për shëndetin tonë.

Kuzhina shqiptare është një nga kuzhinat më të pasura dhe të larmishme me ndikim mesdhetare

Edhe dieta e Mbretëreshaës së Anglisë kishte tërhequr vëmendjen e nxënësve.

Pyetësori “A konsumoni apo jo mëngjes”  u  zhvillua me nxënësit e klasave të tjera të shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”

Gjithashtu nxënësit na treguan vitaminat e rëndësishme që ushqejnë trurin dhe këto vitamina gjenden  edhe tek kuzhina e shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”.

Nxënësit përgatitën edhe një recetë për kruosantëve duke eleminuar sheqerin e tepërt. Dhe nxorën se sa sheqer ka nutela që e kanë shumë qejf fëmijët dhe të rriturit.

Në fund nxënësit arritën në konkluzionin që për t’u ushqyer shëndetshëm duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura për ushqimet që konsumojmë, pasi është një investim për të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds