Projekti “Shqiptarët Ambasadorë të denjë në mbarë botën” u prezantua nga klasa e 7-të në shkollën jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”, në prani të prindërve, mësuesve dhe nxënësve. Shkrimtari Ismail Kadare si ambasadori i fjalës që hapi dyert e Evropës për shqiptarët dhe Shqipërinë, Ismail Qemali dhe Skëndërbeu ishin figurat e para të përzgjedhura nga nxënësit për këtë projekt.
Gjithashtu në projekt nuk munguan shkencëtarët, matematicienët shqiptarë të cilët me zbulimet e tyre kanë zënë vendet e nderit në shkencën botërore.
Figura e Sabiha Kasimatit nuk mund t’I mungonte këtij projekti të realizuar bukur nga nxënësit.
Sinc Mësuesja kujdestare Klea Abdurramani falenderoi me emocione nxënësit që e bënë të ndjehet krenare