Projektet ndërlëndore vazhdojnë të realizohen me sukses në shkollën “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” nga nxënësit dhe mësuesit. Klasa e 8-të përgatiti projektin “Duke udhëtuar në kohë, histori, letërsi, shkencë dhe art…”. Tematika është marrë nga Lufta e Dytë Botërore dhe ndikimi I saj në shoqëri gjatë dhe pas përfundimit të luftës.
Mësuesja Elsa Baka falenderoi prindërit që morën pjesë në prezantimin e projektit nga fëmijët e tyre dhe nxënësit që punuan me përkushtim për realizimin e tij.