Prej dy ditësh 63- vjecari Ëngjëll Kanani, rezulton i zhdukur dhe dyshohet se është mbytur në ujrat e lumit Vjosë. Kallëzimi në polici është berë nga shoku i tij 64- vjecar , të dy banues në Berat. Sipas banorit të fshatit Kashisht , Aleksandër Rakipi, dy peshkatarët vinin pothuajse cdo ditë në zonë për të peshkuar me grep.
Ditën e ngjarjes ata janë parë duke peshkuar në vende të ndryshme dhe kishin lënë një vend takimi rreth orës 14:30, takim që nuk u realizua kurrë.
Po sipas Rakipit 63- vjecari i humbur vuante nga zemra dhe dyshohet se mund të ketë rënë në ujrat e lumit Vjosë. Ky lumë të mbyt në cdo kohë thotë ai, nëse nuk e njeh teksa ka theksuar se ka patur kontrolle të vazhdueshme nga policia e cila ka krehur të gjithë zonën.
Babai i dy fëmijëve prej tre vitesh peshkonte në lumin Vjosë .
Ndërkohë kërkimet për gjetjen e 63- vjecarit vijojnë në bashkëpunim me polumbarët e Reneas dhe nuk janë përqëndruar vetëm përgjatë rrjedhës së lumit , por në të gjithë zonën e Kashishtit dhe Kafarajt.