Ushtritë e Kinës dhe Rusisë kanë organizuar dhe kryer patrullimin e nëntë të përbashkët ajror në hapësirën ajrore mbi Detin e Japonisë.

Ky patrullim ajror ishte pjesë e një plani për bashkëpunimin vjetor mes këtyre dy vendeve që prej vitit 2019. Sipas asaj që raportohet transmetuesi shtetëror kinez tha se patrullimi ajror ka për qëllim testimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të përbashkëta operacionale dhe stërvitore të forcave ajrore të këtyre vendeve.

 Ushtria e Koresë së Jugut tha se i ngriti avionët e vet luftarakë pasi 11 avionë luftarakë kinezë dhe rusë u futën në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të vendit. Avionët qëndruan për rreth katër orë, para se të largoheshin pa shkaktuar ndonjë incident. Sakaq Koreja e Jugut ka protestuar ndaj Kinës dhe Rusisë pasi ato e kryen patrullimin ajror pa njoftuar më parë.

Në korrik, Kina dhe Rusia kryen një patrullim të përbashkët ajror duke përdorur bombardues strategjikë, duke i nxitur Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë t’i dërgojnë avionët e tyre luftarakë në hapësirën e tyre ajrore.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds