Këshilli i Mandateve mblidhet sërish sot në orën 16:00 për të marrë vendimin për mandatin e deputetit Arben Ahmetaj.
Ashtu si ditën e djeshme mbledhja zhvillohet me dyer të mbyllura,pasi SPAK i kërkoi Kuvendit që seanca të ishte me dyer të mbyllura, sepse në dosjen e konsideruar sekret përfshihen dhe emra të tjerë.
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.
Largimin e tij e ka konfirmuar avokati Enrik Ligori në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që u mbajt një ditë më parë.
Kreu i SPAK Altin Dumani dhe më pas prokurorja Enkeleda Millonai, i parashtruan dje Këshillit të gjitha faktet përmes të cilave mendojnë se Ahmetaj duhet të arrestohet. Dumani tha se të gjitha faktet janë të atilla që e justifikojnë arrestimin e ish-ministrit të Financave.
Mbledhja u shoqërua me debate të forta, teksa opozita kërkon që kjo mbledhje të bëhet me dyer të hapura.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkoi Kuvendit tre ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Gazment Bardhi pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve tha se maxhoranca mori vendimin në mënyrë arbitrare
