Fushat e Myzeqesë në zonën e Tërbufit, Grabjanit e Plukut, prej vitesh janë rajonizuar në mbarështimin e blegtorisë dhe për rrjedhojë kanë sipërfaqe të mëdha të mbjella me jonxhë, e cila është ushqimi kryesor në 12 muajt e vitit për blegtorinë. Sipërfaqja e mbjellë në këtë zonë i kalon 1000 hektarë. Karkalecat, që dëmtojnë fillimisht jonxhat në këto sipërfaqe janw duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Aktualisht fermerët që e kanë të lidhur aktivitetin e tyre ekonomik me kulturën e jonxhës e kanë të pamundur me mjetet dhe mundësitë e tyre financiare të përballojnë dëmtimin që shtohet çdo ditë. Ata kërkojnë njw ndërhyrje emergjente.

Karkaleci Maroken ka rreth 5 vjet që është shfaqur në zonën kryesore të vendit në Tërbuf, në Grabian, Pluk, tek ish fusha e aviacionit si dhe tokat e lëna djerrë në zonën e Beratit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds