Në zonën e Darsisë, në fshatin Manasufaj të njësisë administrative Ballagat fermerët të cilët merren prej vitesh me kultivimin e pjeshkëve shprehen të kënaqur që këtë vit prodhimi I pjeshkëve  është i mbarë. Një kilogram pjeshkë u shit 120 lekë për eksport në fillim të prodhimit nga 50 lekë një vit më parë. Tani jemi në kulmin e prodhimit të pjeshkëve dhe çmimi i saj është 80 lekë, ulje e shkaktuar edhe nga importi i pjeshkëve nga shteti grek.

Fermerët jasht kamerave tregojnë se shqetësim për ta është bërë karkaleci jeshil. Karkalecat ushqehen me bimë dhe në vendet kalojnë tufat e tyre, dëmtojnë shumë kulturat bujqësore. Moti i lagësht ka ndikuar në shtimin e tyre. Pesticidet me të cilët fermerët spërkasin prodhimin e tyre nuk vrasin karkalecin jeshil që po vazhdon të dëmtojë prodhimin e pjeshkëve, dëmi arrin 30-40 përqind të prodhimit. Pesticidet që vrasin këtë lloj karkaleci nuk gjenden në Shqipëri.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds