Ditën e djeshme rreth orës 14:00 në kodrat e fshatit Mamzotaj ra një zjarr i madh. I ndihmuar nga era e fortë, zjarri  arriti në fshatin Habilaj dhe në fshatin Shtodhër të Bashkisë Kavajë. Nga zjarri janë djegur shumë hektarë të mbjella me ullinj, vreshta me rrush si dhe shegë.

Sapo u njoftuan për një vatër zjarri, në fshatin Shtordhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasin H. H., banues në këtë fshat.

Shtetasi H. H. kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, për djegien e disa mbeturinave dhe për shkak të përhapjes së flakëve janë djegur disa sipërfaqe toke të mbjella në pronësi të tij dhe të një shtetasi tjetër.

Për fikjen e zjarrit u angazhuan 4 zjarrfikëse të Kavajës,  punonjës të policisë të Komisariatit të Policisë së Kavajës si dhe banorë të zonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *