Kapet në flagrancë në fshatin Ngjeqar dhe  arrestohet 60-vjeçari për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në vijimësi të operacioneve me fokus konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier finalizuan operacionin policor anticannabis të koduar “Ngjeqar”.

Si rezultat i kontrolleve, në territorin e fshatit Ngjeqar, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin B. G., teksa ujiste bimët narkotike që kishte kultivuar nëpër tokën e tij, të mbjellë me misër, me qëllim fshehjen e tyre, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 17 bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds