Takime intensive në çdo shtëpi e lagje të Bashkisë Lushnjë po organizon kandidati i kolalicionit “Bashke fitojmë” Eduart Sharka i cili u shpreh :
“Lagja e Saravës është kthyer në objekt debati midis forcave politike.
Vetëm për një rrugë 1.2 km që duhej të ishte bërë 16 vjet më parë propaganda socialiste e shikon si sukses dhe standart bashkëkohor.
Ata nuk thonë që kjo rrugë elektorale është jashtë çdo standarti”-theksoi zoti Sharka.
“Problemet e prishjeve të pusetave, mungesa e sinjalistikës, trotuare të ngushta, saqë nuk kalon dot as një qytetar e aq më tepër në mes tyre janë mbjell pemë. Ju që kaloni çdo ditë a mund të ecni në trotuar?
Më tej do ta shohim Saravën si pjesa me ajrin më të ndotur kancerogjen.
Djegia e plehrave pa kriter është burimi i vdekjeve dhe sot e kësaj dite.
Aty nuk investohet për të ulur sadopak këtë rrezik.
Më tej në rrugën pas tregut të fruta-perimeve po kthehet në vend depozitim mbeturinash inerte dhe prap Bashkia është indiferente. Kur bie fjala për një tjegull të ndërruar, policia bashkiake vjen me gjoba.Pas stacionit të trenit nuk është bërë asnjë investim. Projekti i vjedhjeve tek përroi nuk solli ndonjë impakt, pasi ujrat e zeza vazhdojnë e derdhen po aty.Unë nuk jam këtu përpara jush thjesht për t’u bërë kryetar i Bashkisë, por për t’u shërbyer qytetarëve të mij”- tha Eduart Sharka para banorëve të lagjes Savër.
Më pas takimi kalon në bashkëbisedim me banorët, të cilët kanë ngritur probleme të ndryshme që hasen në këtë zonë.